— Me disa shtete të Evropës kemi lidhje historike të mira , e me disa më pak .Por, lidhjet e shiptarëve kan qenë të forta më Amerikën nga koha e presidentit Vilson, e deri më tash…
Skënder MULLIQI
Për shumë vite pamë përulësi politike ndaj atyre ndërkombëtarve të cilët vizitonin Kosovën për çfardo arsye e vemqas kur bëhët fjalë për dialogun më Serbinë,Kjo vlenë për pushtetet e kaluara të cilët për ti mbuluar dështimet politike dhe ekonomike ne vend, preferuan besnikëri të pakushtëzuar.Dhe, këtë servilitet u përpoqën ta shfrytëzojnë në bisedime më Serbinë, zyrtarët e lartë të BE-së, si Borell dhe Lajqak duke anuar kah Serbia.Madje një kohë u rrezikua nga pamenquria politike sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves, per ndarje apo shkëmbime territoriale. E gjithë menquria politike dhe besnikëria e politikanve tanë konsistoj në këtë akt, duke i dhënë hapësirë për dominim politik në dialog kriminelit të luftës , Aleksander Vuqiq.Duhet pasur njohuri së si bëhët bashkëpunimi më ndërkombëtarët .Njerëz që dinë pak për atë për të cilën po flasin dhe nuk kuptojnë , ndërhyjnë nga themelet për të treguar përulësinë e tyre.Është bërë tashmë bajate retorika e disa politikanëve tanë për “orjentim properëndimor të Kosovës”, kur dihet tashmë orjentimi ynë i kahmotshëm së kënd e kemi mik dhe kënd e kemi armik në këtë botë të trazuar.Miqët tanë evropian dhe Amerika na dolën zot në luftë dhe po na dalin zot edhe në paqe.Ne, qe nuk po ndërtojmë shtet ashtu siq edhe është menduar pas luftës, askend nuk mund të fajësojmë veq veten.Skena politike gadi gjithmonë ishte e ndarë dhe përqarë për çështje madhore të shtëtndërtimit dhe mirëqenjës .Termi “ pro perëndimor “ sidomos kohën e fundit u përdorë nga opozita për të mbuluar paqendrushmërinë e tyre politike, dhe ishte politikë manipuluese, duke thënë se LVV e Albn Kurtit qenka gjoja antiamerikane.Me narrativa të tilla politike nuk fitohet pushteti .Duhet të jemi properëndimor më vepra e jo më fjalë.Të jesh properëndimor duhet luftuar më ngulm korrupcioni , krimi i organizuar dhe dukuritë tjera devijante në shoqëri .Nuk thëm së nuk është bërë asgjë , por që kemi pasur mundësi të kemi shumë herë të arritura më të mëdha sikur të ishte punuar me mirë kjo është e vërtetë.Me disa shtete të Evropës kemi lidhje historike të mira , e me disa më pak .Por, lidhjet e shiptarëve kan qenë të forta më Amerikën nga koha e presidentit Vilson, e deri më tash.Këto lidhje duhet të vazhdohen, se pa aleat të fortë siq është Amerika vështirë do të mbijetonin disa shtete në Evropë dhe në Ballkan, kështu edhe Kosova.Boshti sllavo ortodoks gjithmonë ka qenë për pushtimin e tokave të huaja siq po tenton edhe sot, Rusia ne Evropë dhe Serbia në Ballkan.Dhe, ky është argument për ndikimin keqdashës të Rusisë autoritare të Vladimir Putinit.Kushdo që ka njohuri bazë rreth demokracisë dhe vlerave qytetëruese rreshtohet përkrah Botës Perëndimore .Rusia dhe Serbia po krijojnë një rremujë politike , ekonomike , ushtarake dhe qyteterëuse e cila po bëhët pasiguri dhe kërcënim planetar. Planet hegjemoniste ruso -serbomëdha nuk po shuhen si absurditet për këtë fillim shekull.Amerika po vendos demokracinë dhe lirinë në vendet e shtypura, që dallon katërcipërishtë nga politikat hegjemoniste ruse dhe serbe.Nuk është nënshtruese të kesh miq në botë siq kan shqiptarët, kjo është mburrje, por natyrishtë së kjo miqësi nuk duhet keqpërdor me fraza boshe për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Shqiptarët kan qenë dhe janë në anën e duhur të historisë dhe kështu duhet të mbetet për jetë e mot…