Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur





Një shpërthim në një strukturë të paligjshme prodhimi kokaine në Kolumbinë jugperëndimore…

Një shpërthim në një strukturë të paligjshme prodhimi kokaine në Kolumbinë jugperëndimore, pranë kufirit me Ekuadorin, vrau nëntë persona dhe plagosi dhjetë të tjerë, tha policia kolumbiane.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi “në orët e para të 23 janarit”, tha shefi i policisë John Hero Urea Rosso.

Sipas gjetjeve, një bombol gazi shpërtheu gjatë procesit të përgatitjes së drogës.

Laboratori i paligjshëm ndodhej në një komunitet indigjen në departamentin e Nariño, një zonë me të korra të mëdha kokaine dhe një prani të konsiderueshme guerile.

Viktimat punonin për një fraksion disident të ish-FARC-ut (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), i cili nuk e nënshkroi marrëveshjen e paqes të vitit 2016.