Semenjo debuton me gol, Man. Siti shkëlqen ndaj Njukasëllit





Mançester Siti është në pozicion ideal në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës (EFL Cup) kundër Njukasëllit, pasi i dha fund serisë prej 13 ndeshjesh pa humbje të “Magpies” në shtëpi me një fitore 0-2 në ndeshjen e parë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Semenjo në minutën e 53-të, zhbllokoi sfidën. Për golin që do të “vuloste” suksesin e “qytetarëve” mendoi Çerki në minutën 90+9.

Në fund, Njukasëll ofroi shumë pak në aspektin ofensiv pasi mbeti në disavantazh. Rasti më i afërt për të rikthyer shpresat ishte një goditje e shpejtë e Sandro Tonalit që kaloi ngushtë pranë shtyllës. Kjo i lë bardhezinjtë me shumë punë për të bërë në ndeshjen e kthimit në shkurt.