Në Kuvend sot janë caktuar seanca të shtatë komisioneve, dhe atë: për politikë sociale, demografi dhe rini, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje të mandatit dhe imunitetit, për financim dhe buxhet, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe komisioni juridik-ligjvënës.
Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini duhet të debatojë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike për Propozim-ligjin për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për zgjidhje jashtë gjyqësore, në lexim të parë.
Në rend dite të seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për rregulloren e punës dhe çështje të mandatit-imunitetit do të debatojë për Raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për punët e ndërmarra sipas nenit 153 të Kodit Penal, për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Para Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas marrëveshjes kornizë për hua për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukatës fizike, në lexim të parë.
Është thirrur edhe seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rend dite është konfirmimi i listës së kandidatëve të paraqitur pas Vendimit për shpalljen e zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shqyrtimi i kërkesës për realizimin e të drejtës së rrogës pas ndërprerjes së funksionit të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional.
Propozim-Ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal – në lexim të parë.
Komisioni juridik-ligjvënës, sërish duhet t’i shqyrtojë Propozim-ligjet për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për zgjidhjen jashtë gjyqësore, propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, si dhe Propozim-ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas Marrëveshjes kornizë për hua për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukatës fizike, të gjitha në lexim të parë.