Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë vërshime në disa komuna të Kosovës





Si shkak i reshjeve të shiut të vazhdueshme gjendje e rënduar e vërshimeve është në disa komuna të Kosovës.

Vërshime raportohet në ketë në rajonin e Dukagjinit por edhe në zonat e tjera.

Në Malishevë, shira të pandërprerë gjatë 24 orëve të fundit kanë përmbytur disa zona të qytetit.

Kurse në fshatin Ratkoc të Rahovecit shumë familje veçse kanë pësuar dëme të mëdha, si shkak i ujërave të mbledhura në oborre e në shtëpi.

Pamjet nga ky fshat tregojnë se situata vazhdon të jetë tejet kritike.

Reshjet e shiut është paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe në orët në vijim. Më të theksuara parashihet të jenë në perëndim të vendit. /Reporteri.net/