Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Kreu i qeverisë është pritur nga homologu Benjamin Netanjahu, me të cilin pritet të mbajë edhe një deklaratë për mediat.
Këtë të hënë Rama zhvilloi një vizitë në “Murin e Lotëve”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Gjatë ditës së sotme, Rama do të pritet gjithashtu me ceremoni shtetërore në Knesset, Parlamentin e Izraelit, ku do të mbajë edhe një fjalim të posaçëm.