Qytetarët të furnizohen me ushqim, barna dhe karburant: QMK me paralajmërim për banorët e zonave malore





Qendra për Menaxhimin e Krizave u bën thirrje qytetarëve që gjatë ditës së sotme të udhëtojnë me kujdes, vetëm nëse është e domosdoshme, duke pasur mjaftueshëm karburant në rezervuarë, si dhe pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet, veçanërisht në zonat më të larta dhe në kalimet malore, pasi ekziston mundësia e krijimit të grumbujve të borës dhe që rrugët në periudha të caktuara të bëhen të pakalueshme në segmentet më të larta.
“Rikujtojmë që banorët e zonave më të larta të furnizohen me kohë me produkte bazë (ushqime dhe barna), ndërsa këmbësorëve u rekomandohet lëvizje e kujdesshme, pasi është e mundur paraqitja e akullit të rrëshqitshëm.
Në rast rreziku ose nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin falas për thirrje emergjente 112”, thuhet në paralajmërim.