“Qeveria e Venezuelës nuk është në dijeni për vendndodhjen e Maduros dhe Zonjës së Parë”





Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, thotë se qeveria nuk e di vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores, pas sulmit të ShBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të shtunën në mëngjes se ShBA kreu një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se Maduro dhe gruaja e tij ishin kapur dhe larguar nga vendi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kërkojmë prova të menjëhershme nga qeveria e Presidentit Donald Trump për jetën e Presidentit Maduro dhe Zonjës së Parë”, tha Rodriguez në një telefonatë audio për televizionin shtetëror VTV Venezuela.

Ajo shtoi se sulmi i ShBA-së ka kushtuar jetën e zyrtarëve, personelit ushtarak dhe civilëve në të gjithë vendin.