Putin: 1 mld $ nga pasuritë ruse të bllokuara në SHBA për Ukrainën ose Gazën





In this pool photograph distributed by the Russian state agency Sputnik, Russia’s President Vladimir Putin meets with Belgorod Region Governor in Moscow on July 11, 2025. (Photo by Mikhail METZEL / POOL / AFP) (Photo by MIKHAIL METZEL/POOL/AFP via Getty Images)
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se është i gatshëm të japë 1 miliard dollarë nga pasuritë ruse të bllokuara në Amerikë për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas një marrëveshjeje paqeje ose për ndihmë në Palestinë.

Gjatë një mbledhjeje me Këshillin e Sigurimit, ai bëri të ditur se kjo mundësi po diskutohet tashmë me përfaqësuesit e qeverisë amerikane.

Putin propozoi që këto para të dërgohen në Bordin e Paqes, një iniciativë e Donald Trump për të vendosur qetësinë në Palestinë, ku lideri rus është ftuar të marrë pjesë.

Për të diskutuar detajet, Putin pritet të takojë në Moskë të dërguarin e Trump, Steve Witkoff, i cili do të shoqërohet nga dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

Ky do të jetë takimi i shtatë mes tyre dhe qëllimi kryesor mbetet vazhdimi i dialogut për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.