Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës,do të ngremë zërin për drejtësi, dinjitet dhe liri.
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë, jo për krime, por sepse udhëhoqën një luftë të drejtë për liri. UÇK-ja ishte dhe mbetet një ushtri çlirimtare, e lindur nga nevoja për mbijetesë dhe e udhëhequr nga vlerat më të larta njerëzore.
Historia nuk mund të rishkruhet. Liria nuk mund të gjykohet. Sakrifica nuk mund të kriminalizohet.
Kjo protestë është zëri i popullit që nuk harron. Është qëndrim kundër padrejtësisë selektive. Është thirrje për respektimin e së vërtetës historike dhe të drejtës ndërkombëtare.
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
DREJTËSI PËR UÇK-në!
E VËRTETA NUK GJYKOET!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!
Kosova ishte e drejtë dje, është e drejtë sot dhe do të jetë e drejtë gjithmonë.
