Protesta nga e hëna para Drejtorisë Tatimore (DAP) Kumanovë, për shkak të taksës retroaktive





Banorët e Kumanovës që vite më parë punuan në bazat amerikane në Irak dhe Afganistan, do të protestojnë çdo ditë, nga e hëna deri të premten, për shkak të vendimit të Drejtorisë të Ardhurave Publike (DAP), për të tatimuar në mënyrë retroaktive, fondet që kanë marrë bazuar në pagën e tyre të vitit 2020.

Qytetarët kanë kërkuar rishikim të vendimeve dhe ndalimin e mbledhjes së detyruar nga DAP.

Sipas njoftimit për media, protestat do të zgjasin nga ora 14:00 deri në 16:00, kurse do të organizohen para objektit te Drejtorise te Ardhurave Publike (DAP) Kumanovë.