Dje në territorin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.G. (37) nga Shkupi.
“Nëpunësit policorë në bul. “Boris Trajkovski” ndaluan një automjet udhëtarësh “Shkoda” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.G. dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë me dy krehra me 41 fishekë”, thonë nga MPB.
Pas dokumentimit të rastit, kundër A.G. do të ngrihet kallëzim përkatës.