Presidenti kroat me kritika: Franca na shiti aeroplanë të përdorur, Serbisë të rinj

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka kritikuar ashpër vendimet e qeverisë kroate për blerjen e pajisjeve ushtarake nga jashtë, duke veçuar diferencën mes trajtimit të Kroacisë dhe Serbisë nga Franca.

Sipas Milanoviq, Franca i ka dhënë Kroacisë avionë të përdorur, ndërsa Serbisë i ka shitur avionë të rinj, çka e detyron tani Kroacinë të blejë pajisje të reja, shkruan index.hr.

“Kjo është aleancë, partneritet? Kështu nuk bëhet,” deklaroi ai duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet blerja e avionëve luftarakë Rafale.

Ai theksoi se kjo situatë është pjesë e një problemi më të gjerë, ku qeveria po pengon projekte strategjike, ndërsa ndihma për Ukrainën po merr prioritet mbi investimet e brendshme të sigurisë ushtarake.

“15 milionë euro për Ukrainën, një miliard e gjysmë Francës, një miliard Gjermanisë, disa nga buxheti, disa nga ndihma evropiane,” tha Milanoviq, duke iu referuar blerjes së avionëve luftarakë francezë Rafale dhe tankeve gjermane Leopard.

Duke kritikuar blerjen e tankeve gjermane, Milanović tha se “Lituania ka arritur që të prodhojë pjesët e tyre, ndërsa Kroacia, e cila ka traditë në këtë prodhim, nuk bën asgjë.