Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq
Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të njëjtën mënyrë qeverisjeje si në kohën e partnerit të tyre. Ndryshimi aq shumë i premtuar rezultoi të jetë vetëm një iluzion!
Akuzonin për punësime të përkohshme, për administratë të stërngarkuar, ndërsa sot, në buxhetin e ri, vetë planifikojnë 6 milionë denarë për kontrata të përkohshme.
Kritikonin mungesën e investimeve në ujësjellës, ndërsa për këtë sektor jetik kanë paraparë vetëm 2 milionë denarë, një shumë qartësisht e pamjaftueshme për nevojat reale të qytetarëve.
Në buxhetin për rrugë dhe rrugica mungojnë projektet konkrete; nuk ka afate, nuk ka prioritete dhe askush nuk e di saktësisht se çfarë planifikohet të realizohet. Një buxhet pa vizion, pa transparencë dhe pa përgjegjësi.
Qytetarëve të Strugës u ishte premtuar ndryshim, por ajo që po shohim sot është vazhdimësi e politikave të vjetra, me marrëveshje prapa dyerve të mbyllura dhe me interesa partiake mbi interesin publik. Struga meriton më shumë se kaq!
