Policia: Në zonën e Çabratit të Gjakovës është gjetur Kurani i shenjtë i djegur, s’dihet kush e ka bërë e as me çfarë qëllimi
Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se një libër fetar është gjetur i dëmtuar.
Ajo ka thënë se nuk dihet kush e ka kryer veprimin e me çfarë qëllimi.
Ka thënë se është njoftuar prokurori, dhe janë duke ndërmarr veprimet për sqarimin e rrethanave
“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ajo.