Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil Kastrati.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se i ndaluari është Illyrian Kastrioti, me origjinë nga Vushtrria dhe me banim të përkohshëm në Gjermani, i cili është ndaluar gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, përcjell portali Realiteti.
Sipas informacioneve, Kastrioti në paraqitje publike dhe në rrjete sociale kishte bërë thirrje të drejtpërdrejta për eliminimin fizik të hoxhë Halil Kastratit, i njohur gjerësisht për veprimtarinë e tij humanitare dhe ndihmën ndaj shtresave në nevojë.
Autoritetet konfirmojnë se ndaj të ndaluarit po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente për veprat penale që lidhen me nxitjen e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë.
Mediat raportojnë se Illyrian Kastrioti njihet si përkrahës i Lëvizjes së Deçanit dhe i asaj që vetë e quan “Lëvizje për rikthim në katolicizëm”, si dhe se ai është i konvertuar në fenë katolike.
