Policia me detaje për përleshjen që përfundoi me tre të plagosur në Podujevë





Policia ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e mbrëmshme, e cila përfundoi me tre të plagosur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë .

Në raportin e policisë thuhet se dyshohet që në këtë rast kanë marr pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati.

Ndërkaq, tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën”.

“Dyshohet se në këtë rast kanë marr pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv