Përmbyllet procesi i rinumërimit në 23 komuna





Komisioni Qendror ka njoftuar se në QNR janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 23 komuna.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 62% apo 1,591 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.