Përleshje fizike në një avion në Aeroportin e Shkupit





MPB njofton se dje pasdite, rreth orës 17:00, në SPB Shkup nga pika kufitare Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është raportuar se rreth orës 16:40, në një avion që kishte aterrur nga Gjermania, është prishur rendi dhe qetësia publike.

Përleshje fizike mes tre personave
Sipas informatave, ka pasur një përleshje fizike mes G.F. (49) nga Gjermania dhe 45-vjeçares G.F. nga Shkupi, nga njëra anë, dhe Sh.S. (38) nga fshati Llopatë, rajoni i Kumanovës, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.