Përfshihen nga flakët dy banesa në Elbasan, dyshimet e para për shkaqet e zjarrit





Një zjarr ka shpërthyer pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, duke përfshirë dy banesa. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se njëra prej tyre ka qenë e pabanuar, ndërsa flakët janë përhapur nga banesa ku jeton një person.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në instalimet elektrike, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve vijon.