Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer mandatin e 23, me rezultatet e fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton Klankosova.tv
Fillimisht dje, PDK doli se e humbi një ulëse, pasi LVV-së iu shtua mandati i 57.
Ndërsa sot, bazuar në të dhënat e procesura, del se kjo parti do t’i ketë 23 ulëse, teksa LDK ka rënë në 14. /Klankosova.tv