Pas debaklit që pësoi VLEN në Gostivar dhe Vrapçisht, ja çka thotë Adnan Azizi





Pas përfundimit të numërimit të votave, kandidati i Vlenit në Gostivar, Nevzat Bejta, dhe kandidati i pavarur i mbështetur fuqishëm nga Vlen në Vrapçisht, Zuli Demiri, pësojnë humbje të thella, njofton TS.

Shefi i shtabit të Vlenit, Adnan Azizi, komentoi rezultatet duke shkruar se:
“Për vetëm dy muaj, dyfishim të votave në Gostivar dhe dhjetëfishim në Vrapçisht. Dalë ngadalë, Pollogu po çlirohet nga zullumi!”

Rezultatet tregojnë dominim të kandidaturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, me fitore të qarta të Valbon Limanit në Gostivar dhe Isen Shabanit në Vrapçisht, duke theksuar një mbështetje të fortë të qytetarëve për programin dhe vizionin e AKI-së.

Deklarata e Azizit reflekton shqetësimin për humbjen e thellë të kandidatëve të mbështetur nga Vlen dhe rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare që priten të mbahen në maj ose tetor të këtij viti./TS