“Qëllimi i vetëm dhe final i opozitës është si të vijnë në Qeveri”, kështu tha në Click Plus Izet Mexhiti dhe shtoi se opozita nuk e ka hallin e qytetarëve, por vetëm rikthimin e tyre në pushtet, shkruan TV21. E për takimin Mickoski-Ahmeti, Mexhiti tha se edhe po të ketë, BDI nuk është faktori që mund të determinojë situatën politike në vend. Tutje, ai shtoi se Ali Ahmeti ka probleme me anëtarësinë e tij që siç tha “që mos të ikin e të demoralizohen krejtësisht, shpik takime kokë më kokë, zgjedhje të parakohshme, momente të jashtëzakonshme”.