Lideri i opozitës, Venko Filipçe nuk pranon takim liderësh për abrogimin e Qeverisë Teknike dhe miratimin e ligjeve reformuese. Sipas tij, LSDM-ja nuk ulet me kriminelë, ndërsa Qeveria Teknike është e nevojshme të mbetet në fuqi.
“Mickoski fton në takim ndërsa deri dje më akuzonte, më kërkon të largohem nga LSDM-ja, shpifin Dubai, Saint Moritz dhe shpifin çdo gjë tjetër madje duke më ndjekur me shërbime. Madje tentuan është nga brenda LSDM-së ta prishin partinë. Tani kërkon takim. A vërtet mendon se unë dhe LSDM-ja jemi naiv? Takim nuk ka, Qeveria Teknike mbetet”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Kryeministri Mickoski qëndrimin e LSDM-së e cilësoi si qasje jo konstruktive. Mickoski shtoi se edhe pa opozitën mund t’i miraton ligjet reformuese dhe ta abrogon Qeverinë teknike.
“Neve personalisht nuk ka duhet takim i liderëve. Ligjin për Qeverinë mund ta ndryshojmë edhe më 61 vota dhe ta abrogojmë atë pa e marr parasysh mendimin e opozitës. Kemi shumicën e komunave dhe kemi pothuajse 2/3 e votave në Kuvend. Nëse do të donim të silleshim si të papjekur atë do ta bënim edhe pa takim liderësh. Por desha që në atë takim të flasim edhe për ligjet reformuese si pjesë e agjendës reformuese, përfshi Kodin Zgjedhor, Ligjin për Prokurorinë, Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe ligjet e tjera për gjyqësorin”, tha Mickoski
Takimi i liderëve ishte paraparë më 14 janar në Klubin e Deputetëve në Shkup. Mickoski tha se pavarësisht qëndrimit të Filipçes, thirrjet për takim liderësh do të adresohet tek gjithë liderët deri të premten në mesditë.
