Numrat e Isenit dhe ëndrra e Zulit për Vrapçishtin!

Rami Mislimi

Ëndrrat janë të bukura vetëm kur sytë janë të mbyllur. Sapo hapen, realiteti i shkel pa mëshirë. Dëshira mund ta mbajë gjallë një ëndërr për pak kohë, por përballë fakteve dhe numrave ajo shndërrohet në iluzion.

Vrapçishti, për disa, është kthyer në një ëndërr pushteti. Pikërisht këtë ëndërr po e sheh Zuli Demiri, kandidati i pavarur i VLEN-it.
Por ajo që VLEN po harron është një gjë themelore.

Vrapçishti nuk është Strugë.

Në Vrapçisht nuk ka vota rezervë të VMRO-së, nuk ka matematikë artificiale dhe nuk ka shpëtim përmes propagandës.
Në Vrapçisht ekziston vetëm një realitet politik: Isen Shabani është fitues absolut.

Faktet janë kokëforta. Në zgjedhjet e tetorit, Isen Shabani mori 6.050 vota ose 88.13%, ndërsa kundërkandidati i tij mori vetëm 467 vota ose 6.80%. Ajo nuk ishte fitore e Isenit, por super fitore absolute.

Edhe me thellë nëse shkojmë të krahasojmë votat e këshillit komunal:
AKI (koalicioni i Isen Shabanit): 5.050 vota – 73.56%
VLEN: 632 vota – 9.21%
Partia Demokratike Turke: 762 vota – 11.10%
Tani le ta shtrojmë pyetjen që VLENi nuk guxon ta bëjë publikisht:
Nga do t’i gjejë Zuli Demiri mbi 6.000 vota për ta mposhtur Isen Shabanin?

Edhe në skenarin më të favorshëm ose me rritje të fuqishme për VLEN-in, Isen Shabani bashkë me votat e Partisë Turke arrin gati 7.000 vota.

Ndërsa VLEN me super angazhimin e tyre mund të arrijë 501 votë.
Andaj në Vrapçisht nuk ndihmon as propaganda e VLEN-it, as sharjet e disa individëve, as shpresat boshe e as ëndrrat e bukura sepse në Vrappçisht numrat nuk mashtrohen.

Prandaj, ëndrra e VLEN-it dhe ëndrra personale e Zulit nuk janë as plan politik, as projekt serioz, por janë thjesht iluzione, dhe kur sytë VLEN-i dhe Zuli do ti hapin, realiteti do të jetë i njëjtë si gjithmonë.

Isen Shabani do të mbetet kryetar i Vrapçishtit!