Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave me kusht nga procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të këtij komisioni, rezultatet janë si vijon:
LVV – 50.98% ose 5,035 Vota
PDK – 19.75% ose 1,951 Vota
LDK – 10.79% ose 1,066 Vota
AAK – 5.88% ose 581 Vota
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 36.96% apo 622 vota.
E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 26.14% apo 440 vota.
Në vend të tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.30% apo 207 vota.
Ndërsa Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës ka votimi me nevoja të veçanta ka marrë 7.13% apo 120 vota.
Nga numërimi i 98.06 % të votave, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 50.66% apo 470,114 vota dhe me 57 mandate.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, 20.43% apo 189,628 Vota dhe me 23 mandate
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 13.32% apo 123,604 Vota dhe me 14 mandate.
Kurse, në vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë vetëm 5.53% apo 51,307 Vota dhe 6 mandate. (INA)
