“Nuk shkohet drejt në mur! Ndarja nuk i shërben asnjërës palë”, Ahmeti tregon se çfarë ka bërë BDI për të mbrojtur legjitimitetin (VIDEO)





Në Click Plus në TV21, Ali Ahmeti tha se për shkeljen e legjitimitetit dhe padrejtësisë që sipas tij është bërë, njoftuan garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha kancelaritë e Evropës, që siç theksoi, nuk shkohet drejt e në mur. Ahmeti tha se po gjejnë një zgjidhje të pa dhimbshme e praktike, që siç tha, Qeveria të zgjidhet me badinter dhe përveç kësaj, ai tha se edhe të gjitha aktet dhe ligjet e tjera duhet të sillen përmes badinterit. Sipas tij, me këto veprime është e zgjidhur çështja e legjitimitetit.