Një i mitur goditet rëndë nga vetura në Shkup





Një fëmijë është plagosur rëndë këtë pasdite pasi është goditur nga një shofer automjeti në Vizbegovë, në periferi të Shkupit.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), shoferi 44-vjeçar e ka goditur fëmijën, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur, në kryqëzimin mes rrugëve “Sllovençka” dhe “Rruga e Kaçanikut”, njofton TS.

“Sot (30.01.2026), në ora 17:03, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit ‘Sllovenija’ me rrugën ‘J. Magistrala’ ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh ‘Opel’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.Ç. (44) nga Shkupi, dhe një këmbësori të mitur nga Shkupi. I mituri është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Urgjente ‘Nënë Tereza’, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është mbajtur për trajtim në Kirurgjinë e Fëmijëve. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.