Ngacmohet seksualisht një grua në Fushë Kosovë





Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Fushë Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar.