Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është sërish në qendër të vëmendjes globale pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se SHBA ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës”, ndërsa Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat amerikane. Zhvillimi ka futur vendin në një situatë të pasigurt pas javësh tensioni të lartë.
Larg zhvillimeve politike, Maduro ka qenë prej vitesh një tifoz i njohur i FC Barcelonës. Ai është shfaqur disa herë me fanellën e klubit katalanas dhe në vitin 2020 madje bëri shaka se do të bëhej “përforcimi më i ri i Barcelonës”, duke deklaruar me humor se ishte thirrur për stërvitje, shkruan Gazeta Express.
Maduro u shpreh gjithashtu i tronditur nga largimi i Lionel Messit nga Barça drejt PSG-së, duke e quajtur vendimin “të pabesueshëm”. Ai pranoi se kishte qarë kur pa Messin në lot dhe theksoi se ylli argjentinas kishte dëshirë ta përfundonte karrierën te Barcelona.
Deklaratat e tij sportive, dikur të marra me humor, rikthehen sot në vëmendje në një kontekst krejtësisht të ndryshëm, ndërsa e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e paqartë. /GazetaExpress
Diaspora që voton dhe ikën
Read more
