Nevzat Bejta takon banorët e Malësisë së Gostivarit: Investimet do të rikthehen pas 11 janarit





Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot takime me banorët e fshatrave Padalisht, Tërnovë dhe Sërmnovë në Malësinë e Gostivarit.

Gjatë takimeve, Bejta theksoi se banorët e kësaj zone njihen për bujarinë dhe mikpritjen, ndërsa diskutimet u fokusuan në kërkesat dhe nevojat konkrete të qytetarëve. Sipas tij, banorët u shprehën të zhgënjyer nga udhëheqësia aktuale komunale, duke theksuar se për tetë vite me radhë kanë qenë të neglizhuar dhe se kërkesat e tyre nuk janë trajtuar seriozisht.

“Qytetarët përmendën një sërë projektesh që janë realizuar në këto fshatra gjatë kohës sa unë kam qenë kryetar komune, duke dëshmuar se Malësia e Gostivarit ka ditur të jetë pjesë e vëmendjes institucionale”, deklaroi Bejta.

Ai premtoi se me fitoren në zgjedhjet lokale të 11 janarit, vëmendja dhe investimet do të rikthehen jo vetëm në Malësinë e Gostivarit, por në të gjithë Komunën e Gostivarit.

“Pas 11 janarit, Gostivari do të ketë një qeverisje që dëgjon qytetarët dhe investon në çdo fshat e lagje, pa dallime”, u shpreh Bejta gjatë takimeve me banorët.