Nevzat Bejta: Ju bëj thirje qytetarëve për dalje masive në zgjedhje!





Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, u është drejtuar qytetarëve të Gostivarit me një mesazh falënderimi dhe mobilizimi në përmbyllje të fushatës zgjedhore.

“Gjatë këtyre ditëve në fushatë, më pritët me ngrohtësi, respekt dhe sinqeritet kudo që u takuam. Në çdo lagje dhe në çdo fshat, më hapët dyert dhe zemrat tuaja, duke m’i shpalosur hallet, shqetësimet dhe padrejtësitë me të cilat përballeni çdo ditë. Ju falënderoj sinqerisht për besimin dhe për fjalën që ma dhatë.

Të dielën është momenti që Gostivari të flasë me NJË ZË. Ju bëj thirrje të dilni masovikisht në votime dhe ta merrni në dorë fatin e qytetit tuaj. Gostivari meriton ndryshe, meriton punë dhe dinjitet”, shkruan Bejta.
Mesazhi i Bejtës vjen në prag të zgjedhjeve lokale, ku ai synon të fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën e Gostivarit nën flamurin e koalicionit VLEN.