Në Çair për vitin 2026 lindin binjake! Izet Mexhiti ju dhuron ar dhe lule (FOTO)





Në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair në mesnatën e ndërrimit të moteve kanë lindur dy vajza -binjake.

Mesazhi i kreut të komunës së Çairi, Izet Mexhiti.

“Në minutat e para të vitit 2026, në Çair erdhën në jetë dy vajza. Një fillim që solli jetë dhe gëzim.

Për këtë ardhje të veçantë, nënës dhe vajzave iu dhuruam ar dhe lule. Ar, si urim për vlerë dhe fat të mirë në çdo hap të jetës. Lule, si dëshirë për një rrugë të mbushur me butësi, ngjyra dhe dashuri.

Këto dhurata janë një përshëndetje e vogël, por me kuptim të madh, për dy jetë që e hapën vitin e ri me buzëqeshje dhe shpresë, për shtëpinë dhe komunën tonë.
Mirë se erdhët në jetë. U rritshi me shëndet, dashuri dhe fat.”, ka shkruar Mexhiti.