Mucunski: Dënim i ashpër për përdorimin e raketës ruse hipersonike ndaj Lvivit





inistri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, dënoi përdorimin e raketës balistike hipersonike “Oreshnik” nga Rusia ndaj Lvivit, Ukrainë, duke e vlerësuar si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

“E dënojmë përdorimin e raketës balistike hipersonike ‘Oreshnik’ ndaj Lvivit. Kjo përfaqëson një përshkallëzim të papërgjegjshëm që rrezikon sigurinë rajonale dhe globale dhe shkel më tej të drejtën ndërkombëtare”, shkroi Muçunski.

Ai theksoi se Maqedonia qëndron në anën e Ukrainës dhe mbështet iniciativën e udhëhequr nga SHBA-ja dhe partnerët evropianë për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke nënvizuar se sulme të tilla vetëm sa i minojnë përpjekjet për paqe.