Moti me vranësira, reshje të lehta lokale të shiut shiut dhe borës





Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të lehta lokale shiu dhe bore, ndërsa në disa vende më të larta dhe në male borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -6 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7 gradë.

revive-zoneid=”212″ data-revive-ct0=”{clickurl_enc}” data-revive-id=”935b907f801750abfe73f018697a3320″>

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 5 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Nesër dhe pasnesër moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë. Të martën, kah fundi ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të reja, kryesisht bore, paralajmëroi Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike (DPHM).