Momenti i aksidentimit të furgonit me tifozët e PAOK, mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar (VIDEO)





Ky ishte momenti tragjik i aksidentimit të furgonit me tifozë të skuadrës greke PAOK, në Rumani, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë.

Siç shihet nga pamjet, furgoni i zi, ku ndodheshin 10 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Genci Sadiku dhe Vasil Palo (për të cilët ende nuk dihet nëse janë mes tre të plagosurve apo mes 7 viktimave), bën manovra të rrezikshme dhe parakalim të gabuar, duke u përplasur më pas me një kamion.

Pas përplasjes së fortë furgoni ‘fluturon’ në ajër dhe përfundon i shkatërruar në anën e rrugës, duke u marrë jetën 7 personave dhe duke lënë të plagosur rëndë 3 të tjerët.