—Krenarë për të rinjtë tanë që tregojnë pjekuri dhe e dinë se çfarë ishte, por edhe dinë se çfarë duhet të jetë, me besim të madh të populli ynë ende gjallë, Kosova do të arrijë kulmin e saj.Populli shqiptarë janë një popull që kan besë , një popull që nuk nuk ka vend për ligësi, krim.Shumë u dërdh gjak për këtë vend.Tash na mbetet për të vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan jetën për një shtet të lirë dhe të pavaruar të Kosovës…
Skënder MULLIQI
Mjaftë patem rrena dhe manipulime të opinionit të gjerë public në vitin 2025.U manipulua keq dhe shumë demshem nga fjalat e pamatura publike të njerëzve të poltikës dhe grupit famkeq të opinionisteve në disa televizone, të cilët rrrenën u përpoqën të na servojnë si të vërtetë pa marrë parasysh pasojat për qytetarë dhe për shtet.Të shprespjmë që kjo I takon të kaluirës dhe mos të na përseritet edhe në këtë vit.Por, vështirë se njerëzit e caktuar të poltikës dhe të analisteve do të pësojnë një katarsisë pozitiv që do të ishte e mirë për ta, dhe për rrjedhat shoqërore dhe politike në Kosovë.Ndoshta fjala jonë e vitit 2026 mund të jetë , për aq sa di unë e vërteta?E vërteta vjene nga fjala “ e njejtë”, që do të thotë se ne e themi të vërtetën kur ajo që është në fjalët tona, është e njejtë me atë që ekzisiton në botë.Apo mirësia !Kjo fjalë lidhet më dashurin , dhe kështu duhet të jetë, në mund të shprehim solidaritet më të tjerët dhe tu japim mbështetje proceseve demokratike zhvillmore .Sjellja njerëzore don të thotë shumë për secilin njeri dhe posaqerishtë për ata që fjala e tyre ka peshë në opinionin e gjerë public.Dihet së me rrena dhe manipulime nuk ka mundësi të kemi procese pozitive .Të shprehurit dhe diskutimet pozitive , ngjallin optimizëm dhe inkurajim në mënyra të ndryshme , por ne sikur që kemi harruar shprësen e qetë dhe të përulur.Mendimi pozitiv në mjekësi është kur mjekët shërojnë , dhe natyrishtë se edhe besimi rritet.Kështu qendron në të gjitha fushat e jetës dhe të punës.Optimizmi është mungesë informacioni.Por, shpresa është diqka tjetër , ajo qëndron e heshtur , por që më punë të mira ngjallët.Kthimi I besimit në ata që punuan keq për Kosovën për shumë vite , është I vështirë , mos të themi i pamundur.Njerëzit që janë më mësuar me vese , nuk e pranojnë vyrtytin, si diqka madhore që është për secilin njeri.Në vitin vijues mos të na mungojë guximi për të thënë të vërtetën dhe mos të hezitohet të thojmë atë që duhet thënë?Nuk mund të pranojmë “rrahjet”, politike që na u bën për shumë kohë si qytetarë dhe si Kosovë.Paaftëasia dhe brutaliteti politik që pamë në fund të vitit të kaluar ishte dashur të marr fund.Krenarë për të rinjtë tanë që tregojnë pjekuri dhe e dinë se çfarë ishte, por edhe dinë se çfarë duhet të jetë, me besim të madh të populli ynë ende gjallë, Kosova do të arrijë kulmin e saj.Populli shqiptarë janë një popull që kan besë , një popull që nuk nuk ka vend për ligësi, krim.Shumë u dërdh gjak për këtë vend.Tash na mbetet për të vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan jetën për një shtet të lirë dhe të pavaruar të Kosovës.Privilegjet politike duhet të marrin fund , nese dëshiriojmë të ndërtojmë shtet ligjor dhe demokratik.Nese e duam vendin tonë nuk duhet kryer kurrë krimin më të vogël.Populli thotë, çka mbjellë edhe korr.Nese i ushqejme të mirat , i mbrojmë , do të ndryshohet për të mirë gjithqka në Kosovë. Mjaftë gjatë Kosova ka funksinuar më shumë më fjalë, së sa më vepra.Sikur kan ”mbaruar “ fjalët !?