Ministria e Politikës Sociale: Sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin dhjetor të vitit 2025. Pagesa i referohet për të drejtat e mëposhtme:
Ndihma minimale e garantuar
Shtesa e Garantuar për Fëmijë
Shtesa për strehim social
Ndihmë monetare një herëshe
Ndihmë monetare një herëshe për një të porsalindur
Shtesa arsimore
Shtesa arsimore – studimi
Shtesa prindërore për fëmijën e tretë
Siguri sociale për të moshuarit
Kompensimi i përhershëm
Invaliditet civil
Vendosja në familje kujdestare
Pagesa e të drejtave: Ndihmë e posaçme, Ndihmë monetare për aftësi të kufizuar dhe Kujdes për të tjerët do të bëhet shtesë.
Përfituesit e të drejtave monetare që posedrojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, prej sot, 6 janar 2026.
Me qëllim shmangien e turmës përpara dhe përbrenda bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje të orarit të përcaktuar në rend alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:
05.01.2026– A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll
06.01.2026– M, N, Nj, O, P, R S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.
