Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë projektet që burojnë nga nevojat reale të qytetarëve, duke theksuar se interesi i qytetarëve mbetet prioritet kryesor i ekzekutivit informon Tetovasot.
Gjatë vizitës në Komunën e Kratovës, Mickoski përgëzoi kryetarin e komunës për, siç u shpreh ai, punën jashtëzakonisht të suksesshme që po realizohet, duke falënderuar njëkohësisht këshilltarët komunalë dhe administratën për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e projekteve.
Ai theksoi se prania e tij, e zëvendëskryeministrit, anëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend përbën një mesazh të qartë për qytetarët e Kratovës se Qeveria do të vazhdojë të investojë në projekte që përmirësojnë jetën e përditshme në këtë komunë raporton Tetovasot.
“Disa projekte tashmë po realizohen përmes mjeteve që Qeveria i ka ridrejtuar nga buxheti qendror drejt komunave dhe ky proces do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, theksoi Mickoski.
Në fund, kryeministri uroi vënien në funksion të objektit sportiv, duke shprehur shpresën se nga kjo sallë sportive do të dalin shumë sportistë dhe talente të reja në të ardhmen.TS






