Mickoski: Përmbushja e reformave po bëhet me ritëm të përshpejtuar, KE-ja të mos bëhet viktim e bilateralizimit të proceseve
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për përshpejtimin e reformave të Agjendës Reformuese. Në tre muajt e parë të këtij viti, pritet që të përfundojnë rreth 90 për qind e hapave të nevojshme. Ai nënvizoi se ‘punët e shtëpisë’ do të përfundohen sipas dinamikës së paraparë, por thekson se nuk ka çfarë të bëjë tjetër nëse, siç tha, Komisioni Evropian, vendos të bëhet viktimë e bilateralizimit të proceseve.
“Punët e shtëpisë t’i bëjmë. Planin aksionar për pakicat e përfunduam, sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian, fqinji ynë lindor, përsëri ka disa vërejtje, askush nuk ka vetëm ata kanë. Kështu që ne të gjitha punët e shtëpisë do t’i kryejmë, nëse Komisioni Evropian vendos të jetë viktimë e bilateralizimit të këtyre proceseve, kjo është punë e tyre, këtu ne nuk mund të bëjmë gjë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Mickoski sqaroi se nga 12 hapa që duhet të ndërmerren në drejtim të agjendës, 10 tashmë janë ndërmarrë dhe janë në fazë përfundimtare, dy nuk pret të përfundohen menjëherë. Bëhet fjalë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe Kodin Zgjedhor.
“Njërin nuk duam e ai është liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, sepse nëse ndodh kjo, shoku i çmimeve për qytetarët do të jetë mes 50-75 për qind energji më e shtrenjtë energjetike. Prandaj vazhdojmë me politikën e subvencionimit. Hapi i dytë është Kodi Zgjedhor, filloi, u formua një grup në kuvend, që do të punojnë në Kodin Zgjedhor, aty duhet të zbatohen rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së prej zgjedhjeve në 2024, ky grup punon, koordinatorët e grupeve parlamentare janë takuar me ministrin e drejtësisë, pres në janar të kemi një version përfundimtar dhe ai version të fillojë të zbatohet”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Ai sqaroi se hapat tjerë që janë pjesë e planit të rritjes, pothuajse janë përmbyllur tërësisht deri në ditën e fundit të vitit që lamë pas. /Alsat.mk
