Mickoski: Mbi 160 projekte parashikohen në infrastrukturën arsimore





Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, gjatë vizitës në Kratovë dhe sallën e rinovuar sportive, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse këtë vit do të ketë investime në infrastrukturën arsimore, deklaroi se janë parashikuar më shumë se 160 projekte në fushën e arsimit.

“Po, sigurisht. Në fakt edhe ky objekt është pjesë e atyre investimeve, do të thoja. Përndryshe, më shumë se 160–170 projekte në gjithë vendin janë parashikuar për investime në arsim, shkolla, konvikte studentore, etj., diçka që përbën një imperativ për këtë Qeveri”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se gjatë një viti e gjysmë janë investuar mbi 65 milionë euro në arsim dhe se vazhdojnë me investime të reja në këtë fushë.

“Thjeshtë të përmendi, së fundmi që e shqyrtuam, ishte se gjatë një viti e gjysmë janë investuar mbi 65 milionë euro në arsim, prej të cilave rreth 56–57 milionë janë pjesë e programit AA. Kështu që arsimi është një nga prioritetet tona kryesore si Qeveri. Ne do të vazhdojmë të investojmë, sepse pa një arsim cilësor dhe të mirë nuk ka ardhmëri”, deklaroi ai.