Mickoski: Mbështesim operacionin anti-narkotik në Venezuelë, qëndrojmë krah SHBA-ve





Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-ve në Venzuelë.

Kryeministri Hrisitjan Mickoski, tha se si Qeveri qëndrojnë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se ajo që më së shumti e brengos është heshtja e disa vendeve europiane dhe në botë kur shkelja e të drejtës ndërkombëtare i ndodhte Maqedonisë dhe popullit maqedonas, ndërsa tani, sipas Mickoskit, janë dhënë pas komenteve nëse kjo që po ndodh në Venezuelë qenka ose jo e drejtë ndërkombëtare.
“Precedenti është bërë që kur ndryshohej flamuri i këtij shteti, që të bëhej vend anëtar i OKB-së, kur ndryshohej Kushtetua, emri kushtetues, kur gënjeheshin njerëzit se në afat 3-4 vjet do të bëhemi vend anëtar i BE-së, se do të bëhemi vend anëtar i NATO-s, e kështu me radhë. Këta janë precedentë të vërtetë. Ne si Qeveri qëndrojmë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski