Mickoski: 300 kompani parashihen të mbështeten me këto grante në vlerë totale prej 25 milionë euro





Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje gazetareske lidhur me atë nëse do të sigurohen grante për përshtatjen e kompanive ndaj transformimit të gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Po punojmë, konkretisht përmes Agjencisë për Inovacion, në krijimin e mundësive dhe sigurimin e granteve për kompanitë, veçanërisht në fushën e transformimit energjetik. Edhe atje pata një fjalim shumë interesant. Po, për transformimin energjetik, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sepse nuk jam i sigurt — dhe këtë e ndanë edhe një numër i madh i pjesëmarrësve në ato panele — se me këtë transformim energjetik mund të gjenerojmë, në afat të gjatë, energji bazë që i nevojitet industrisë për funksionimin e saj. Ky proces duhet të zhvillohet hap pas hapi, sepse çdo veprim i nxituar mund të shkaktojë dëme për industrinë dhe për shtetin. Sa për informim të kompanive, rreth 300 kompani janë paraparë të mbështeten me këto grante, në një vlerë totale prej 25 milionë euro, dhe së shpejti për këtë do të ketë njoftim publik dhe thirrje publike.” tha Mickovski./TS/