Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një pyetjeje të deputetit Skender Rexhepi lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai theksoi se përderisa ai është kryetar i Qeverisë nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

Ndërsa aleatët e koalicionit nga radhët e VREDI-t, në këtë rast kanë ulur kokën dhe kanë miratuar në heshtje prononcimin e shefit të tyre edhe përkundër zotimeve të tyre të para dy viteve se brenda 6 muajve do të ndodhnin ndryshimet kushtetuese dhe heqja e termit ofendues të 20% që i referohet gjuhës shqipe.

Në emër të mbrojtjes së identitetit maqedon, despoti Micko me mosgatishmërinë për ndryshimet kushtetuese përdhos identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe, duke e lënë në kushtetutë termin ofendues si gjuha e 20% dhe jo gjuha shqipe!

Gjuha shqipe sipas këtij qëndrimi komitëve dhe jo vetëm, do të pres edhe dekada të tjera derisa të sigurohen maqedonët se po garantohet gjuha dhe identiteti maqedon, paçka se identiteti shqiptar përdhoset rëndë në kushtetutë.

Këto janë partiçkat shqiptare që thonë se përfaqësojnë shqiptarët, që në realitet ato përfaqësojnë interesat e tyre.
Këto subjekte politike që mbajnë emra në gjuhën shqipe, nuk janë tjetër veçse subjekte që i kanë dhënë fjalën pushtetit maqedon se nuk do të protestojnë për heqjen e 20% në asnjë rrethanë, por do të qëndrojnë pranë pushtetit që gjuha shqipe të trajtohet si gjuhë e një populli nomad.

Prononcimi i despotit Micko mbi ndryshimet kushtetuese ka nga pas mbështetjen e partiçkave shqiptare, ndryshe nuk do fliste aq i sigurt.

Përderisa ne shqiptarët e Severnistanit do zgjedhim këto subjekte politike që të na përfaqësojnë në parlament, subjekte këto që kanë miratuar në MO dhe pas saj që gjuha shqipe te quhet gjuhë e 20%, njolla e turpit mbi gjuhen shqipe nuk do të fshihet.

Që të ndodh ndryshimi i vërtet shqiptarët duhet të themelojnë një subjekt politik të shqiptarëve nga shqiptarët me intelektualë të pavarur dhe të dëshmuar si atdhetarë, nga djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë të ndershëm atdhetarë, që t’i dalin zot interesave kombëtare duke i thënë ndal Mickos dhe Filipçes, se pa barazinë e e statusit politik të shqiptarëve dhe pa shlyer nofkën e 20% nuk ka qeveri të koalicionit pa shqiptarë të denjë, as funksionim normal të shtetit dhe pusht-shteti që mbahet në këmbë me paterica shqiptare mbi kurrizin e shqiptarëve.

Vetëm barazia gjuhësore dhe statusi barabartë mes dy komuniteteve do mund të hapte premisa për një shtet ligjor dhe demokratik për të ecur përpara, ne të kundërtën me këto partiçka denigrimi dhe perdhosja e identiteti shqiptar do të vazhdoj të qëndroj në majat e pushtetit si armë e fuqishme e ruajtjes se supremacisë së shtetit dhe pushtetit nga ana e sllavo-maqedonëve.

Ky qëndrim politik i kësaj force politike të supozuar në të ardhmen do të ishte revolucion në Republikën e Severnistanit, duke i shpënë kështu për lesh partiçkat tona satelite të pushtetit.

Deri ateherë, shqiptarët do të trajtohen si nomadë si bashkëfajtorë të partiçkave shqiptare me pusht-shtetin.

Medai Shaholli