Merr flakë banesa në Korçë, ndërron jetë e moshuara





Një banesë ka marrë flakë paraditen e kësaj të enjte në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku për pasojë ka humbur jetën një e moshuar 73-vjeçare. Ajo është identifikuar si Fluturie Potka, e cila thuhet se ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme.

73-vjeçarja ka gjetur vdekjen pas asfiksimit, pasi zjarri ka përfshirë kuzhinën e apartamentit ku banonte në katin e dytë ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Sipas fqinjëve, 73-vjeçarja jetonte e vetme, pasi njëri nga fëmijët e saj ishte në emigracion, ndërsa tjetri në kryeqytet.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

“Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.