Mëngjesi më i ftohtë në Kodrën e Diellit, -12 gradë celcius





Temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Kodrën e Diellit me -12 gradë Celsius, ndërsa në Berovë ka qenë -10, dhe në Kriva Palankë -9 gradë. Në Gjurishtë, matjet e mëngjesit treguan -8 gradë, dhe -7 në Shkup-Petrovec, Kumanovë dhe Mavrovi Anovi.

Sipas të dhënave, deri në orën 7 të mëngjesit, në Kodrën e Diellit kishte mbulesë bore në tre lokacione: 24 centimetra, 7 centimetra në Mavrovi Anovi dhe 4 centimetra në Krushevë.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe të ftohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale ditore do të variojnë nga 0 deri në 6 gradë.