Me pranga në duar, Trump publikon foton e Maduros të arrestuar





Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një imazh të ri në Truth Social që ai thotë se tregon “Nicolas Maduro në bordin e USS Iwo Jima” – kjo është anija që ai më parë i tha Fox News se po sillte udhëheqësin venezuelian në SHBA.

Imazhi tregon atë që duket të jetë Maduro, me maskë për sytë dhe kufje, si dhe i veshur me tuta gri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sot sulme ajrore në Venezuelë dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se forcat speciale amerikane arrestuan Presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i nxorën jashtë vendit.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, njoftoi se çifti Maduro do të përballet me një aktakuzë të lëshuar kundër tyre nga një gjykatë në Nju Jork.

Të paktën shtatë shpërthime dhe avionë që fluturonin ulët u dëgjuan rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale në Karakas.