Më 20 janar zgjidhet kryetari i ri i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit





Më 20 janar, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të zgjedhë një kryetar të ri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, për shkak të skadimit të mandatit të kryetarit aktual Gavril Bubevski, i cili përfundon më 18 janar. Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin midis pesë kandidatëve, ndërsa në mesin e aplikantëve është edhe kreu aktual i prokurorisë, Gavril Bubevski.

Përveç Bubevskit, për kryetarin e ri të prokurorisë së Shkupit garojnë edhe prokuroret Tanja Trajçevska, e cila përfaqësoi prokurorinë në rastin e vrasjes së lojtarit kroat të hendbollit, si dhe Anel Fidovski, i cili ishte përfaqësues në rastin e vogëlushes Tamara nga Velesi. Në konkurs kanë aplikuar edhe prokurorët Dejan Petrevski, i cili ishte pjesë e hetimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, si dhe Spasenka Andonova, e njohur për rastin e pasaportave të falsifikuara.