Masa të reja fiskale për prodhimin e fotovaltaikeve dhe baterive





Kina njoftoi të premten se do të ndryshojë rimbursimin fiskal të eksportit për një gamë produktesh, duke përfshirë produktet fotovoltaike dhe të baterive, shkruan “Xinhua”.
Njoftimi, i publikuar bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Administrata Shtetërore e Taksave, bën të ditur se rimbursimi fiskal për eksportin për taksën mbi vlerën e shtuar të produkteve fotovoltaike do të anulohen duke filluar nga 1 prilli 2026.
Sipas njoftimit, norma e rimbursimit të taksave të eksportit për taksën mbi vlerën e shtuar të produkteve të baterive do të ulet nga 9 për qind në 6 për qind duke filluar nga 1 prilli 2026 dhe do të eliminohet duke filluar nga 1 janari 2027.