Më 07.01.2026, në orën 11:54, në SPB Manastir është denoncuar një aksident trafiku në rrugën “Stollarska”.
Siç njofton Tetovasot, automjeti “Opel Astra”, i drejtuar nga B.J. (65) nga Manastiri, ka goditur këmbësoren E.T. (58), e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi i SPB Manastir.